Berisha: Të gjithë mund të vijnë në protestë, përveç Lulzim Bashës, ai duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se protesta organizohet nga një front i gjerë, ku përfshihet opozita politike, sindikatat, aleatët e shoqërisë civile, etj. Berisha tha se të gjithë janë të ftuar në protestë, përveç Lulzim Bashës.

“Detyrat janë të ndara, unë kam fjalimin, bashkëpunëtorët e tjerë kanë skenarin, të tjerë kanë himnin. Do ketë risira, ka nga të gjitha aspektet.

...Të gjithë mund të vijnë në protestë, përveç Lulzim Bashës, që duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme. Të tjerët janë anëtarë të PD, nuk mund të marrin leje te unë që të protestojnë.

Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar se nuk është e vërtetë, nuk ka dhënë asnjë fakt, asnjë provë për ato akuza që ekzistojnë aty. Hetimi këtu nga selia po vazhdon.

Kështu që mendoj se është shumë i detyruar të zbardhë, të ketë burrëri, të tregojë edhe nëse i takon të hyjë brenda, ose të shpallet i penduari i drejtësisë, dhe fiton lehtësira. Por të tregojë të vërtetën,” tha Berisha.