Reshje shiu dhe bore, parashikimi i motit për fundjavën

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU)  pritet që këtë fundjavë të kthehen reshjet e shiut dhe rënie temperaturash.

Të shtunën reshjet e shiut do të jenë të pranishëm në zonat malore ndërsa në majet e maleve në verilindje dhe juglindje do të ketë reshje të dobta bore.

Dhe ditën e diel reshjet e shiut do të jenë të pranishme ne vendin tonë.

Temperaturat do të jenë si më poshtë:

Statusi i SHMU-së:

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore.

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi. Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.