Ministri serb: Edhe mbrëmë kishte dronë në linjën administrative me Kosovën

Ministri serb Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se edhe mbrëmë ka pasë dronë në linjën administrative me Kosovën.

Por, ai ka thënë se nuk e di se të kujt janë, por tha se disa janë aktivizuar nga qytetarët e Serbisë.

“Videot e dronëve të rrëzuar nuk janë për publikun e gjerë. Në mesin e dronëve që vëzhgojnë ka edhe  të KFOR-it. Sigurisht, dronët nuk regjistrojnë peizazhe në natyrë, por janë të fokusuar në regjistrimin e pozicioneve të ushtrisë serbe”, tha ai për Radio Televizionim Vojvodina, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për takimin e djeshëm me zëvendësndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Havier Colomin Piriza, Vuçeviq ka theksuar se në atë takim ka thënë se “KFOR-i nuk duhet të lejojë askënd përveç serbëve të mbushë atë vakum në veri të Kosovës dhe se KFOR-i është faktor kyç për ruajtjen e paqes në terren”.