Protesta e 12 nëntorit/ PAA thirrje shqiptarëve: Zëri i bashkuar të largon nga drejtimi i Shqipërisë
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i ka bërë thirrje shqiptarëve, anëtarë dhe simpatizantë të bashkohen në protestën mbarëkombëtare ditën e shtunë, datë 12 Nëntor, ora 16:00 në sheshin Skënderbej.
‘Çdo kush nga ju me pjesëmarrjen në këtë protestë, i tregojmë në mënyrë të qytetëruar qeverisë në pushtet se: vota e shqiptarëve tè sjell në pushtet dhe zëri i bashkuar i shqiptarëve të largon nga drejtimi i Shqipërisë’, shkruan Duka në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar motra e vëllezër, anëtarë dhe simpatizantë të PAA në emër të Kryetarit të kësaj partie, ju ftoj të gjithve ju ti bashkoheni protestës mbarëkombëtare ditën e shtunë, datë 12 Nëntor, ora 16:00 në sheshin Skënderbej.
Çdo kush nga ju me pjesëmarrjen në këtë protestë, i tregojmë në mënyrë të qytetëruar qeverisë në pushtet se: vota e shqiptarëve tè sjell në pushtet dhe zëri i bashkuar i shqiptarëve të largon nga drejtimi i Shqipërisë.
Mirënjohje
Agron Duka