Tom Hardy, Johnny Depp, DiCaprio etj... preferojnë vaping: 5 arsye pse!

Gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë personazhe të famshëm i kanë dhënë popullaritet vaping (përdorimi i një pajisjeje për të thithur një avull me ose pa nikotinë). Sa vapers të famshëm ka sot? Vështirë të dihet numri, sepse shumë yje të njohur preferojnë t’i mbajnë sekret zgjedhjet e tyre. Megjithatë, emra të mëdhenj kanë dalë publikisht me vape.

Ne hulumtuam më shumë për të parë se pse yjet preferojnë vaping, por fillimisht përmendim disa prej tyre:

Pasi kishte qenë duhanpirës që kur ishte adoleshent, DiCaprio e la dhe kaloi në vaping. “Nuk kam pirë një cigare, nuk e di për sa kohë,” i tha ai New York Magazine në mars 2014.

Thashethemet thonë se Johnny Depp nisi rregullisht të përdorte vape pasi xhiroi një skenë në filmin “The Tourist” në vitin 2010. Pas filmimit të skenës, ai hoqi dorë nga duhani për të kaluar në vaping.

Tom Hardy! Aktori nuk e ka pasur siklet të përdorë vape nëpër intervista. Thuhet se ai po përpiqej të linte duhanin pasi mjeku i tha se rrezikonte të sëmurej me kancer nëse vazhdonte të pinte duhan.

Doja Cat përdor vape gjithmonë.

Katy Perry është një mbështetëse e zjarrtë e vaping prej kohësh.

Supermodelja Kate Moss është bërë adhuruese e vaping. Aq shumë, sa dikur shpenzoi mbi $2,000 dollarë që t’i dërgonin vape e saj sepse e kishte harruar në shtëpi pasi u nis për pushime.

Kylie Jenner ka treguar se preferon vaping përmes disa videove të mëparshme në Snapchat.

Miley Cyrus ka rrëfyer në një intervistë për V Magazine se vaping e ndihmoi të linte duhanin.

Emra të tjerë që janë fotografuar me vape janë: Lady Gaga, Bruno Mars, Katherine Heigl, Lindsay Lohan, Catherine Zeta-Jones, Ben Affleck, Zayn Malik, Cara Delevigne etj.

Kalojmë te arsyet pse e përdorin. Përfitimi më i madh i vaping duket se është shëndeti. Sipas agjencive të ndryshme europiane dhe FDA-së amerikane, vape është një produkt 95% më pak i dëmshëm se cigarja normale.

Crystal, një vape i kompanisë Evapify, të cilin tashmë mund ta gjejmë në çdo market edhe në Shqipëri, është konsideruar si produkti më cilësor në kategorinë vape. Ai nuk përmban përbërësit e dëmshëm të duhanit klasik, si katran e monoksid karboni. Ky produkt funksionon pa djegie duke eleminuar kështu shumë substanca të dëmshme të këtij procesi.

Crystal vjen në 2%, 5% ose 0% nikotinë dhe është i certifikuar për t’u tregtuar në SHBA, Kanada dhe BE.

Duke qenë se vaping është më pak i dëmshëm te mushkëritë apo te zëri, preferohet më shumë nga yjet e famshëm si aktorët dhe këngëtarët.

Është më i lirë! Ok, VIP-at nuk kanë të tilla probleme, por pse të mos e dini si informacion?! Vape Crystal i Evapify përmban 600 thithje të certifikuara që mund të konsumohen kur të dëshironi dhe me kë të dëshironi. 

Aroma! Të famshmit janë gjithnjë nëpër takime dhe aroma e cigareve nuk është diçka që do të donin ta merrnin me vete. Produktet vape nuk e bëjnë dikë të kundërmojë prej së largu “era duhan”. Madje shumë produkte përmbajnë shije dhe aroma të këndshme. Crystal për shembull ka mbi 25 shije të ndryshme.

Të qenit të sofistikuar! Besojmë se të gjithë biem dakord që vaping të bën të dukesh më i sofistikuar dhe të jep një pamje tjetër para syve të botës – diçka e rëndësishme kjo për yjet e njohur. Përpos kësaj, vaping lejohet në ambientet e brendshme, një gjë më e përshtatshme për këdo.

Dhe për ta përmbyllur: Stili! Dizajni elegant e bën vape një aksesor që bie në sy në rrethin e të famshmëve.

https://www.instagram.com/accounts/login/?next=%2Fsmokefree.evapify%2F&source=omni_redirect