Kryetari i Bashës në Librazhd krah për krah me komunistët e Ballës dhe Gurrës në festën e LANÇ

Ish-kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, është rreshtuar krah për krah me komunistët e Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Kastriot Gurra në festimet e tyre në këtë qyetet të organizuar në nder të LANÇ.

Nga fotot e publikuara në Facebook nga kryebashkiaku Gurra, dallohet ish-kryetari i PD, Vreto i cili ka mbajtur edhe një fjalim në podium si dhe ka vendosur edhe lule në homazhet që komunistët kanë organizuar për partizanët e LANÇ.

Kujtojmë se kryebashkiaku Kastriot Gurra dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, janë akuzuar pak kohë më parë se në bashkëpunim me njëri tjetrin ata transportonin deri në 300 kg drogë në ditë në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Sipas burime për SYRI-n, mësohet se edhe Bujar Vreto i është bashkuar Taulant Ballës në biznesin e tij të paligjshëm të prerjes së pyjeve, pasi është duke u marrë me tregti druri.