A është Sadio Mane në listë? Trajneri i Senegalit zbulon lojtarët e thirrur në Kupën e Botës

Për pak më shumë se një javë, Kupa e Botës do të hapë dyert e saj. Ndërkohë, trajnerët e federatave të ndryshme po zbulojnë listat e lojtarëve të thërritur. Pas, Brazilit, Anglisë, Francës, Portugalisë, Gjermanisë apo edhe Uruguait, tani është radha e Senegalit dhe Aliou Cisse për të zbuluar grupin prej 26 luanësh të përzgjedhur për Botërorin e Katarit.

Në dyshim për shkak të një dëmtimi në kampionat, Sadio Mane, sulmuesi i Bayern Munichut, është i pranishëm në listë. Ashtu si ish-mbrojtësi i PSG-së, Abdou Diallo, sot me ngjyrat e Leipzig. Përveç kësaj, Senegali mund të mbështetet te Edouard Mendy, Kalidou Koulibaly, Pape Gueye apo Bamba Dieng.