Pensionisti: KEMP-i m'u rrit 9 mijë lekë në 9 vjet, do të dal vetë i shtatë në protestë!

(Pyetje, një qytetari të rastit, pa koment.)

- Zotëri, a do të dilni në protestë më 12 nëntor?

- As që diskutohet që do të vemë! Vetë i shtatë jam, do të vete.

- Për çfarë arsyeje do të protestoni?

- Nëntë vjet, 8 mijë lekë ma ka rritur KEMP-in ky Kryeministri. E njeh ti?! Nëntë vjet, 8 mijë lekë ma ka rritu KEMP-in mua. Ç’të mos vesh?! Le të tjerat që s’po i diskutojmë. Rrohet me 150 mije lekë?!  Tetë vjet, sikur nga 5 mijë të na i shtonte ai do të vinte 190!  Ai, as një qindarkë!!! Ç’tetë?! Nëntë vjet, i dhjeti ky! Çfarë t’i bëjmë?! Duhet vajtur se s’bën, se po s’u mblodhëm ne si popull, qeveritarët (jo se janë të gjithë njëllojë për të folur e për…) por populli do e bëjë atë që neve të na ndihmojë për të ngrënë e për pirë, se s’po diskutojmë as për shtëpi e as për gjë.