‘Plagosja e kryebashkiakut’, Balla: Produkt i përçarjes/ Baçi: Në 12 nëntor i shpëtojmë të mos vrasin njëri tjetrin

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka reaguar në lidhje me plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës nga ish-punonjësi i tij.

Drejtuesi politik i PS Taulant Balla në një pronocim për mediat e ka quajtur plagosjen e kryebashkiakut një produkt i ndasive dhe përçarjes politike dhe në fund ka dhënë mesazhin se kjo urrejtje duhet të ndalet dhe i ka thënë “mjaft më vrasjes së njëri-tjetrit”.

Ndërkohë deputeti demokrat Baçi ka thënë se ‘vjedhjet, padrejtësitë, abuzimet, arroganca e këtyre viteve, si në pushtetin qendror dhe atë vendor, ku çdo gjë është në dorën e tyre, kanë bërë që situata të jet jashtë kontrollit dhe ti bëjnë gjyqin njëri tjetrit vet!’.

Gjithashtu Baçi bën thirrje që në 12 nëntor të dalim të gjithë në shesh për ti shporrur njëherë e mirë dhe ti shpëtojmë që të mos vrasin njëri tjetrin.

Postimi i plotë i Luan Baçit:

Vazhdojne kryetaret e bashkive, te godasin njeri tjerin, me bomba dhe me thika, ashtu si ne Lushnje, ku kryetari u godit me granata ne zyren e tij dhe tani  eshte ne burg per korrupsion!

Edhe ne Divjak sot, kryetari i emeruar dhe i kontestuar forte nga banoret, per menyren e drejtimit dhe i akuzuar shpesh here per korrupsion, goditet me thike nga pjestar te ekipit te tij dhe mazhorances qe perfaqeson!

Vjedhjet, padrejtesite, abuzimet, arroganca e ketyre viteve, si ne pushtetin qendror dhe ate vendor, ku çdo gje eshte ne doren e tyre, kane bere qe situata te jet jashte kontrollit dhe ti bejne gjyqin njeri tjetrit vet!

Gjithesesi i uroj sherim te shpejte z Kokoneshi, me shpresen, qe drejtesia te veproj shpejte dhe te vihen para pergjegjesise ligjore fajtoret, duke pasur parasysh, shkaku dhe pasoja!

Keta jane kryetaret qe ka emeruar KM, te pa zgjedhur, te pa votuar nga qytetaret, jane thjesht hajdut te bandes se KM!

Ne 12 Nentor, neser ne oren 16.00.

Te gjithe ne shesh, per ti shporrur njehere e mire dhe ti shpetojme te mos vrasin njeri tjetrin!