Abilekaj: Rama dhe Alibeaj po e shtyjnë gjyqin qëllimisht pas protestës

Seanca ku do të vendoset për çështjen e statutit të PD-së u shty për herë të dytë nga Gjykata e Apelit.

Për ironi, për herë të dytë, shkak i shtyrjes së seancës u bë Enkelejd Alibeaj.

Por ai para tre javësh protestoi para gjykatës, duke kërkuar që të mos shtyhet seanca.

Për gazetarin Enton Abilekaj, kjo është prova se Edi Rama dhe Alibeaj po bashkëpunojnë qëllimisht.

“Pse Alibeaj, nëpërmjet avokatit te tij, e shtyn për të dytën herë seancën, ndërkohë që para 3 javësh çoi deputetët e tij në Gjykatën e Apelit për të kërkuar shqyrtimin sa më shpejt të çështjes? Si shpjegohet që, kur gjykata nuk merr vendim, çon deputetët, dhe kur gjykata është gati të japë vendimin, largon avokatin?

Shpjegimi i vetëm që mund të jepet, është protesta e 12 nëntorit. Edi Rama ka vendosur t'ia japë vulen Alibeajt, por nuk guxon t'ia heqë Berishës përpara protestës, kështu, në bashkëpunim po shtyjnë gjyqin.

Kjo është opozita që duam,” shkruan ai.