VIDEO/ Debati për Ardi Veliun, Salianji: Në vend të luftoni analfabetizmin, i jepni të kontrollojë policët

Një debat me tone të larta u zhvillua edhe këtë të premte në komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend, për shkak të drejtimit të AMP-së, apo agjencia që kontrollon efektivët e policisë, nga Ardi Veliu.

Deputeti i PD, Ervin Salianji iu drejtua opozitës se shqetësimi i tyre duhet të vijë nga krimi dhe jo nga librat.

Ndërkohë ironia e kryetarit të komisionit, Nasip Naço nuk mungoi, kur i kujtoi Salianjit problemet brenda PD-së.

Salianji tha se PS duhet të ketë plot djem e vajza të tjera se sa të kontrollojë policiët me “persona të përfshirë në ngjarje kriminale”.

DEBATI

Ervin Salianji: Ore duhet të shqetësoheni nga krimi jo nga librat, librat nuk të vrasin. Abetare…

Nasip Naço: Depresioni juaj na shqetëson

Ervin Salianji: Po jo mo jo nuk jemi fare ne në depresion janë njerëz të cilët nuk bëjnë luftën ndaj krimit, nuk kryejnë detyrën që u ka ngarkuar ligji

Nasip Naço: Ky depresion…

Ervin Salianji: Po na lini ta vlerësojnë qytetarët. Në depresion është shoqëria shqiptare që në krye të sistemit për shkak të vullnetit politik të PS vendos njerëz analfabet. Po pse mo nuk keni ju njerëz, djem e vajza të shkolluara në PS?

Antoneta Dhima: Po nuk e vlerësoni ju

Ervin Salianji: E vlerëson gjithë Shqipëria.

Nasip Naço: Zoti Salianji nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme, keni shumë probleme.

Ervin Salianji: Jo mo jo ju duhet të largoheni që të zgjidhet problemi në vend që të luftoni analfabetizmin, njerëzit që janë të përfshirë në ngjarje kriminale i jepni të kontrollojnë policët aty. Jepjani mo dikujt tjetër cfarë është ky diskutim që bëni.