Të Dërguarit e Gjermanisë dhe Sllovenisë vizitojnë pikën kufitare në Jarinjë

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, si dhe ai i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Frangeš, kanë vizituar pikën kufitare në Jarinjë, pak ditë pasi Lista serbe vendosi të dalë nga institucionet e Kosovës.

“Në pikëkalimin kufitar Jarinje në veri të Kosovës me të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš dhe Manuel Sarrazin”, ka shkruar në Twitter ambasadorja sllovene në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Postimin e saj e ka shpërndarë edhe emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.