VIDEOLAJM/ Deputetët e Alibeajt si fasadë e Ramës, i miratojnë buxhetin

Një tjetër rast flagrant i bashkëpunimit me Edi Ramën ka ndodhur në datë 1 nëntor në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik nga deputetët që kanë marrë mandatet e demokratëve dhe që janë pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt.

Në datë 1 nëntor është votuar në parim projektligji për buxhetin 2023 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i drejtuar nga deputetja Flutura Açka, ku deputetët e opozitës kanë bashkuar votat me deputetët e mazhorancës, por vetëm deputetja demokrate Ina Zhupa ka votuar kundër.

Nga video e publikuar në media, dallohet se si deputetja Flutura Açka shprehet qartë se do ta miratojë këtë projekt-buxhet të propozuar nga mazhoranca e Edi Ramës, madje kërkon që edhe deputetët e tjerë të opozitës të bëjnë të njëjtën gjë.

Pra edhe njëherë tjetër është faktuar se deputetët që kanë marrë votat nga demokratët bëjnë veprime sa për sy e faqe në seancat plenare, gjasme duke votuar kundër, por në të vërtetë ata janë në bashkëpunim të ngushtë me mazhorancën e Edi Ramës.