Luftë në Ukrainë/ Rusët largohen të plagosur nga fusha e betejës teksa tërhiqen nga Kherson

Media britanike Daily Telegraph shkruan se ushtria ruse ka pësuar humbje të rënda në fushat e betejës në Ukrainë, veçanërisht në 24 orët e fundit gjatë tërheqjes nga rajoni i Khersonit. 

Siç raporton media britanike, ushtarët rusë kanë braktisur shokët e tyre të plagosur teksa po tërhiqen.

Nikolia një ushtar ukrainas që luftoi në zonë tha për Telegraph:

''Ka një tërheqje të trupave ruse në pozicione më të fortifikuara. Por ka ende vende të banuara ku shohim beteja. Ushtarët rusë po tërhiqen se kanë humbje, humbje shumë të rënda. Për më tepër, ata nuk marrin as trupat e ushtarve të tyre dhe lënë pas të plagosur.’

Kujtojmë që në një intervistë ekskluzive dhënë për Reuters, ministri ukrainas i Mbrotjes tha se Moska ka një rreth 40.000 ushtarë në rajonin Kherson dhe se informacionet e tij tregojnë se një numër i konsiderueshëm mbetet në qendër të qytetit, në periferi dhe në bregun e djathtë të lumit Dniper.

“Nuk është aq e lehtë që këto trupa të tërhiqen brenda 1-2 ditësh. Do të duhen të paktën një javë’ vlerësoi ai.

Ai e vlerësoi si të çmendur skenarin se ushtria ruse mund të hidhte në erë digën e Kakhovës gjatë tërheqjes së saj, duke theksuar se në një rast të tillë do të përmbyste zonat nën kontrollin e pushtuesve.

Ministri ukrainas i mbrojtjes akuzoi gjithashtu komandantin e ri të forcave pushtuesve ruse për praktimin e një ‘doktrine terroriste’ bombardimin civilëve dhe infrastrukturës jetike.

I pyetur nëse strategjia e Moskës ka ndryshuar që nga emërimi i gjeneralit Sergei Surovykin si komandant i forcave ruse në Ukrainë, Reznikov ishte i qartë:

''Po ka ndryshuar. Sepse përdor taktika terroriste kundër civilëve dhe infrstrukturës.’

‘Ata nuk lëshojnë një apo dy raketa kundër Ukrainës si dikur. Ata nisin 40 brenda një dite, bëjnë një pushim të shkurtër dhe vazhdojnë, përsëri, përsëri’ shpjegoi ai.

Kërcënimi bërthamor i Rusisë

Ministri ukrainas i Mbrotjes minimizoi kërcënimin e Rusisë duke përdorur armë bërthamore, duke pretenduar se as Kremlini nuk e di gjendjen aktuale të arsenalit të tij bërthamor.

‘Cili është vlerësimi teknik i armëve të tyre bërthamore? A e dini? Nuk e di as unë. Nuk e dinë as ata. Sepse testi i fundit që ata bënë ishte në vitin 1990 në Kazakistan, mbi 30 vjet më parë.’ tha Reznikov.

Ai vuri në dukje se shpreson që India dhe Kina të cilat bashkëpunojnë me Rusië në fusha të ndryshme e kanë paralajmëruar Putinin se përdorimi i armëve bërthoamore është një ‘vijë e kuqe.’

‘Unë nuk mendoj se rusët do t’i përdorin ato. Megjithatë kur ke si fqinj një majmun që ka një granatë, duhet të marrësh parasysh të gjitha rreziqet’ shtoi ministri ukrainas.