'Mbyllja e portit më të madh s'është korrupsion, por grabitje me dhunë'

Nga Ylli Manjani

Mbyllja e portit më të madh në vend, port i cili mban ekonominë e gati gjysmës së Ballkanit, për ta bërë kulla nuk është korrupsion.

Kush mendon se është korrupsion është naiv dhe s'pranon të vërtetën.

Ajo është GRABITJE ME DHUNË politike e pasurisë publike për qëllime private.

Është grabitje e organizuar deri në detaj. Banda e organizuar ka kokë,ka platformë, ka bashkëpunëtorë, ka edhe marketing.

Korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, pastrimi i parave apo i produkteve të krimit janë vepra penale bashkëshoqëruese.

Përgjegjësisë penale mund t'i shpëtojë vetëm me një kartelë mjeksore të një sëmundje psiqike. Por gjithsesi nuk i shpëton dot mjekimit të detyruar në institucion psikiatrik.

Herët a vonë...