", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/11/auto_berisha1668159210.jfif", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Berisha: 12 nëntori është dita e gjyqit popullor ndaj këtij regjimi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë që shqiptarët të bashkohen në 12 nëntor për të përmbysur këtë bandë nga pushteti.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se 12 nëntori është dita e gjyqit, gjyqit popullor ndaj qeverisë, e cila është tallur me shqiptarët, i ka vjedhur dhe i ka përzënë ata nga vatrat e tyre.

Berisha: 12-ta po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do t’ju bëjnë ju. Boll u tallët me shqiptarët, boll i shkelmuat ata duke i vjedhë, boll i përzutë ata nga vatrat e tyre. Mjaft është mjaft. 12 është dita e gjyqit, gjyqit popullor ndaj jush derisa, gjersa t’jua përmbysim karrigen, t'i përmbysim të gjitha. Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e të vërtetës shqiptare, ndaj dhe ju ftoj kudo që jeni brenda dhe jashtë Shqipërisë të bashkohemi për të përzënë këtë bandë nga pushteti. Faleminderit! 

 

@prof.dr.saliberisha Nesër ora e shqiptarëve! Të gjithë në protestë! #sb #partiademokratike ♬ original sound - Sali Berisha