Plagosja e kryebashkiakut të Divjakës, zbulohet autori dhe lidhja mes tyre

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjake, ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi, është plagosur me thikë.

Autori i plagosjes është Orgest Xhelili, i cili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës.

Nusja e Xhelilit aktualisht punon si shefe e infermiereve tek poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Lushnjës.