Aksi Klos-Bulqizë mbushet me xhama, bllokohet qarkullimi

Aksi nacional Klos-Bulqizë është bllokuar përreth 1 orë. Shkak janë bërë disa xhama të thyer që kanë mbuluar rrugën.

Një sasi e madhe xhamash janë parë në asfalt në vendin e quajtur Klos Katund.

Është dashur ndërhyrja e punëtorëve të firmës mirëmbajtjes së rrugës dhe policisë rrugore në mënyrë që të rikthehej lëvizja normale e automjeteve.

Dyshohet që xhamat kanë rënë nga një kamion. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar automjetin nga i cili kanë përfunduar materialet e rrezikshme në rrugë.