Vendim surprizë nga ushtari britanik që u lirua nga shkëmbimi i të burgosurve me Rusisë dhe Ukrainës

Ushtari britanik Aiden Aslin, i cili vullnetarisht luftoi në luftën e Ukrainës por që iu dorëzua ushtarëve rusë, u lirua si shkëmbim i të burgosurve me përpjekjet e Anglisë dhe Ukrainës, pavarësisht dënimit me vdekje, dhe u kthye në vendin e tij.

Pasi u kthye në vendlindje Aiden u tha medieve britanike se ishte rrahur tmerrësisht nga ushtarët rusë duke u shprehur:

''Nuk e kisha menduar kurrë se do të dilja gjallë nga andej.''

Por vetëm 50 ditë pas lirimit, ushtari 28 vjeçar me origjinë nga Newark, ka marrë një vendim të befasishëm dhe njoftoi se do të kthehej në Ukrainë.

Aiden deklaroi se ai shkoi në Ukrainë këtë herë jo si luftëtar, por si ''korrespodent i luftës në Youtube'' tha ai.

“Kjo është shtëpia ime. Sinqerisht nuk dua të më kapin më, por më duket se ka ende punë për të bërë. Ka shumë histori për të treguar. I kam premtuar të fejuarës sime se nuk do të regjistrohem në ushtri. Nuk do të prek më kurrë armën. E di që mund të jem një fytyrë e njohur në Ukrainë, por ia vlen të rrezikosh.’