Biden dhe Xi takohen të hënën

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet të hënën me presidentin kinez, Xi Jinping në Samitin e  G20-ës, i cili mbahet javën e ardhshme në Bali të Indonezisë.

Ky takim ballë për ballë që vjen në mes të marrëdhënieve gjithnjë e më të tensionuara SHBA-Kinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Ky do të jetë takimi i parë fizik midis liderëve të dy ekonomive më të mëdha në botë, që kur Biden u bë president në janar të vitit 2021.sement -

Takimi vjen disa javë pasi presidentit kinez iu dha një mandat i tretë, pesëvjeçar në krye të Partisë Komuniste Kineze, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se liderët do të takohen për të “diskutuar përpjekjet për të ruajtur dhe thelluar linjat e komunikimit midis dy vendeve”.