Trajneri i Uellsit vendos rregulla të qarta dhe ndalon Bale nga ‘gjëja dytësore më e rëndësishme’

Trajneri i Uellsit, Rob Page, i ka ndaluar lojtarët e kësaj kombëtareje të luajnë golf dhe kjo sigurisht nuk do t'i pëlqejë yllit më të madh të skuadrës, Gareth Bale, i cili njihet si adhurues i madh i këtij sporti.

Tekniku uellsian tha se në të kaluarën i kishte lejuar lojtarët të luanin golf në kohën e lirë, por tani situata është disi ndryshe dhe ai dëshiron që ekipi i tij të jetë plotësisht i fokusuar te futbolli.

"Po, loja e golfit është e ndaluar. Ne do të shkojmë në Katar të fokusuar plotësisht te futbolli dhe në të kaluarën disa lojtarë kanë kërkuar një plan angazhimi dhe kur nuk ka pasur, i kam lejuar të luajnë golf lirisht", tha Page.

Uellsi do të luajë në Kupën e Botës për herë të parë pas 64 vitesh dhe luan në grup me Anglinë, Iranin dhe SHBA-në.

Kupa e Botës në Katar fillon më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor.