Analisti: Edi Rama ka vendosur t'ia japë vulën Alibeajt, por... nuk guxon t'ia heqë Berishës para protestës!

Analisti Enton Abilekaj ka ngritur pikëpyetje për lojërat politike që po luan, grupimi i Enkelejd Alibeaj me proceset gjyqësore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike, në këto momente të rëndësishme për partinë më të madhe opozitare të drejtuar nga Sali Berisha.

Në shënimin e fundit në Fb, Abilekaj kërkon të shohë përtej manovrave që po vazhdojnë të bëhen në kurriz të PD-së së rithemeluar:

"Pse (Enkelejd) Alibeaj, nëpërmjet avokatit të tij, e shtyn për të dytën herë seancën, ndërkohë që para 3 javësh çoi deputetët e tij në Gjykatën e Apelit për të kërkuar shqyrtimin sa më shpejt të çështjes? - shkruan ai. - Si shpjegohet që kur gjykata nuk merr vendim - çon deputetët dhe, kur gjykata është gati të japë vendimin - largon avokatin?

Shpjegimi i vetëm që mund të jepet është protesta e 12 nëntorit! Edi Rama ka vendosur t'ia japë vulën Alibeajt, por nuk guxon t'ia heqë Berishës përpara protestës, kështu, në bashkëpunim po shtyjnë gjyqin. Kjo është opozita që duam", nënvizon gazetari i njohur.