Zgjedhjet në Amerikë/ Diplomati Nesho: Joe Biden i çoi demokratët drejt të majtës ekstreme

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv komentoi rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë. 

Diplomati Agim Nesho u shpreh se sipas tij fituesi do të jetë Donald Trump pasi Joe Biden e ka çuar në një të majtë ekstreme.

“Në qoftë se Trump do të kandidojë, demokratët nuk kanë personalitet më të mirë sesa Biden, edhe është me filozofinë që, nëse e mundi njëherë do e mundin 2 herë, dhe je elementi përbashkues midis të majtës për ta bërë këtë gjë.

Indipendentët, që ishte shumë çudi, janë 31% për herë të parë në SHBA. Janë bërë prova me multimiliarderë që janë futur si palë e tretë midis zgjedhjeve të dy kollozëve të partive dhe nuk kanë realizuar një minimum të votave.

Gjithmonë e më shumë në këtë polarizim të tejskajshëm të dy partive me politikat e tyre, dhe me të drejtë, nëqoftëse Klintoni fitoi sepse i mori agjendën republikanëve në mandatin e dytë dhe kaloi nga e kaloi nga e majta në qendër dhe kjo e bëri të sukseshëm, fatkeqësisht presidenti Biden e ka çuar në një të majtë ekstreme. Në këtë kuptim, unë mëndoj që e ardhmja është e papritur, ka një ‘rising star’ një yll të ri që po rritet.”-tha Nesho.