101-vjeçarja tregon 'sekretin' e jetëgjatësisë së saj

Një grua e cila sapo ka mbushur 101 vjeç është shprehur se sekreti i jetëgjatësisë së saj është tekila.

Mary Flip, e cila banon në Arizona të SHBA-së, tha për “Arizona Family”: “Sekreti im është tekila”.

Mendohet se gruaja është dashuruar me pijen alkoolike kur ishte 18 vjeç, atëherë kur shkoi të jetonte në Meksikë, aty ku njohu edhe bashkëshortin e saj, me të cilin pati 6 fëmijë.