Kryemadhi: Shqiptarët i tradhtova unë dhe Basha, jo Berisha-Meta

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u shpreh në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se për aq shqiptarë sa ka ngelur në Shqipëri, pjesëmarrja në protestat e opozitës është më e madhe.

Teksa sqaroi çfarë pritet të ndodhë më 12 nëntor, Kryemadhi tha se ishte ajo dhe Basha që tradhtuan shqiptarët, jo Berisha e Meta.

“Mjafton të shikosh reagimin e bazës së Partisë Demokratike dhe të opinionit publik me të gjitha ngarkesat që kanë, njerëzit e tregojnë më së miri që Sali Berisha as nuk ka tradhtuar njeri dhe as nuk ka lënë në mes të rrugës njeri,” – tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se dhe i shoqi shquhet për mbajtjen e fjalës.

Sipas saj, Rama po largohet në Maqedoninë e Veriut për të bërë mbledhje qeverie vetëm për të mos qenë i pranishëm të shtunën.

Deputetja u shpreh se ka vënë re një integrim edhe të “pjesës gri” në protestë, ata qytetarë që presin nga opozita të mos i tradhtojë, përjashto këtu militantët që nuk mungojnë në asnjë grumbullim.