Vdes në aksident automobilistik ish-deputeti ukrainas

h-deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Aleksei Remenyuk, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Krime.

Vdekjen e ish-deputetit e ka bërë të ditur kanali Mash Telegram.

Sipas Mash, Remenyuk u përplas kur policia po ndiqte makinën e tij në Simferopol.

66-vjeçari Alexei Remenyuk në mbrëmjen e 8 nëntorit po drejtonte një Range Rover. Ai është ndaluar nga policia, e cila ka konstatuar se në gjak kishte një sasi të shtuar të alkoolit.

Policia ka tentuar ta arrestojë, por ai ka tentuar të arratiset me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, makina në të cilën udhëtonte Remenyuk u përplas me një kamion. Ai dhe pasagjeri i tij kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa shoferi i kamionit ka mbetur i plagosur. Policia e Krimesë njoftoi aksidentin, por nuk dha emrat e viktimave.“Kjo ndodhi të hënën (8 nëntor). Varrimi u bë sot. Ceremonia mortore u mbajt në tempullin Nefksi në Sevastopol”, tha përfaqësuesi i lëvizjes “Për një Rusi të Bashkuar”, Mikhail Zhitkov, transmeton gazeta ruse RBC.