EMRAT/ 4 kandidatë në primaret e PD për Bashkinë Sarandë, 2 për Konispolin

Kryetarja e PD, dega Sarandë, Manjola Nikollo, përmes një njoftimi në rrjete sociale ka bërë me dije se janë katër kandidatë në primaret e PD për Bashkinë Sarandë.

Mësohet se në primare për Bashkinë Sarandë garojnë Ardit Cikuli, Armando Magllara, Ilir Nikolla dhe Spiro Vaso.

Ndërsa për Bashkinë Konispol mësohet se janë dy kandidatë, Aleksandër Lokoshi dhe Fatmir Shero.

Manjola Nikollo shkruan më tej në rrjete sociale se të gjithë mbartin vlera të larta qytetare dhe profesionale dhe secili prej kandidatëve është një vlerë e shtuar e Partisë Demokratike.

Postimi i Manjola Nikollos

Në bazë të vendimit nr.38, datë 1 tetor 2022 të Këshillit Kombëtar të PD, në bazë të dy udhëzimeve: 11 të datës 24 tetor 2022 dhe udhëzimit 12 dhe 13 të datës 27 dhe 31 tetor, në çdo degë ka nisur procesi për marrjen e propozimeve nga çdo nivel strukture.

Në çdo nivel strukture janë marrë propozimet për kandidaturat, për primaret, për Bashkinë e Sarandës dhe Konispolit.

Emrat e personave që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës për Bashkinë Sarandë deri ditën e sotme janë emrat në renditje alfabetike:

1. Ardit Cikuli

2. Armando Magllara

3. Ilir Nikolla

4. Spiro Vaso

Emrat e personave që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës për Bashkinë Konispol deri ditën e sotme janë emrat në renditje alfabetike:

1. Aleksandër Lokoshi

2. Fatmir Shero

Në cilësinë e kryetares së Partisë Demokratike Sarandë, doja të falenderoja të gjithë kandidatët që kanë besuar në procesin e primareve të PD si procesi më demokratike i një forcë politike. Të gjithë mbartin vlera të larta qytetare dhe profesionale, secili prej jush është sot një vlerë e shtuar e Partisë Demokratike!

Inkurajoj të gjithë ju që jeni duke e menduar kandidimin,bëhuni pjesë e këtij procesi historik në Partinë Demokratike ✌️

Faleminderit!