Balliu: Në 12 nëntor fillon aksioni për rrëzimin e sistemit dhe nuk do të ndalet

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu paralejmëroi një valë të fuqishme në protestën e 12 nëntorit. I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Balliu u shpreh se kjo protestë është ndryshe nga protestat e tjera, teksa theksoi se nuk do të jetë e vetmja deri në rrëzimin e këtij sistemi qeveritar.

“Opozita ka mjetin më të fortë dhe të vetëm që ka ëdo demokraci, që janë qytetarët. Sot ka një opozitë që e gëzon besimin e qytetarëve, kjo u vërtetua në datën 7 korrik.

Në 12  nëntor fillon një aksion për rrëzimin e këtij sistemi, sistemi i narkoshtetit. 12 nëntori nga 7 korriku ndryshon se nuk do të ndalet. Do të jenë protesta të të gjitha llojeve. 12 nëntori është fillimi. Edi rama bën mirë ta shoh 12 nëntorin si një mesazh, dhe ta kuptoj atë mesazh. Sepse lojërat ku ti pretendon se mund të vjedhësh zgjedhjet dhe të hysh në bashki, kanë mbaruar. Ne kemi bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm, deri në palcë të Partisë Demokratike, pikërisht për të hequr ato segmente të opozitës që tjetër thonin e tjetër bënin, që të hënën ishim në revolucion dhe të martën në bashkëbisedim. Ka ndryshimin më të madh që mund të ketë një protëstë, që është sinqeriteti.”