Fyeu opozitën, Burimi: Rama në delir, admiron Vuçiçin! Bashkë me Veliajn mbajnë pushtetin me para arabe

Gazetari Genc Burimi komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv deklaratat fyese ndaj opozitës të kryeministrit Rama në Parlament. Burimi deklaroi se Rama ka hyrë në delirin e madhështisë.

Gazetari hodhi akuza të forta kur tha se kryeministri Edi Rama e sheh me admirim Vuçiçin, dhe si ky i fundit kreu i qeverisë shqiptare po përdor paratë arabe për të mbajtur pushtetin.

"Ai kërkon të imitojë Vuçiçin. Serbia i ka hapur dyert Arabisë. Emiratet e Bashkuara Arabe janë thellësisht të futura në Serbi.

Projekti i madh në Beograd, 3 miliardë euro, ka investime të mëdha. Rama e sheh me admirim Vuçiçin që të përfitojë, thotë pse mos të përfitojë nga këto gjëra.

Interesi i Ramës dhe Vuçiçit që me paratë arabe të financojnë politikën. Nuk është aq i çmendur Rama e Veliaj që të krijojnë këto shuma për pasurim vetiak, por të garantojnë pushtetin."-tha Burimi.