Kë po thumbon Majk?

Reperi i njohur shqiptar Majk, di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka publikuar një postim në story,  ku ka ironizuar kolegët e tij.

A po thumbon haptazi Majk?

“Hala në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës, prej Uzbekistanit, Pakistanit, Indonezisë e ku ta di”, shkruan ai.

Ironia e Majk vjen pas ‘luftës’ për klikime në projektet muzikore të kolegëve të tij.

Reperi Majk është një nga artistët më të dashur të publikut për shkak të këngëve dhe zërit të tij të veçantë që pjesën më të madhe të projekteve e bashkëpunimeve i ka kthyer në më të preferuarat e të gjithëve.

Ndërkohë, fama e Majk, ka nisur që me grupin e mirënjohur shqiptar “Babastars”, i cili përbëhej nga emra të famshëm të repit shqiptar si Gheto Geasy, Majk, Onat, Skivi, Agon Amiga dhe shumë të tjerë.

Teksa nuk ka patur më bashkëpunime dhe emri i grupit nuk është përmendur më, të gjithë menduan se pati një shpërbërje apo konflikt midis djemve. Mirëpo Majk e sqaroi një herë e mirë këtë gjë, duke u shprehur se emri i grupit nuk egziston më, pasi nuk është më “koha e grupeve”.

Ai më herët tha që nga ana personale, të gjithë ata takohen me njëri-tjetrin dhe ruajnë raporte të mira