Përjashtimi i Palokës e Leskajt, Erl Murati: Reagimi i zyrtar i Kuvendit, i papranueshëm!

Gazetari Erl Murati komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv përplasjet e opozitës me kryeministrin Rama në Kuvend.

Murati deklaroi se mbetet e papranueshme deklarata zyrtare e Kuvendit që akuzoi dy deputetë të opozitës, Paloka e Leskaj si të dehur.

"Më bëri përshtypje njoftimi zyrtar i Kuvendit që dy deputetët që u përjashtuan ishin të dehur. Kjo është e papërshtatshme.

Mund t'i lejohet palëve të akuzojnë njëra-tjetrën, por jo një institucion si Kuvendi. Koment i papërshtatshëm."-tha Murati.

Gazetari Murati tha se strategjia e Ramës është të marrë baltën mbi vete për të lënë lojtarët të luajnë ndërsa shtoi se kreu i qeverisë synon të fitojë gjithashtu zgjedhjet lokale.

"Besoj se qëllimi i tij nuk është miratimi i buxhetit apo të ketë frikë nga protestat, por përfundimtarja të fitojë zgjedhjet e 14 majit. Element i kësaj strategjie që ka ngritur."-tha Murati.