VIDEO/ 6 ton drogë, shqiptarë, italianë dhe spanjollë, 42 të arrestuar në Itali

Një operacion i madh antidroge është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Lombarti, Itali.

Komandës Provinciale e Guardia di Financa e Milanos, në kuadër të një hetimi të koordinuar nga drejtoria e Anti-Mafia e Prokurorisë Publike kanë lëshuar mëngjesin e sotëm 42 urdhër arreste ndaj të hetuarve italianë, spanjollë dhe shqiptarë.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Një nga subjektet, thonë ‘Fiamme Gialle’, ‘ka precedentë të theksuar për aktivitet mafioz’. Urdhër-arreste janë lëshuar edhe në Spanjë dhe Holandë, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol për gjashtë persona të përfshirët.

Nga hetimet e policisë gjyqësore dhe policisë financiare, të kryera nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Milanos, me ndihmën teknike të Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (S.C.I.C.O.), rezultoi se dy organizata kriminale kishin pasur mundësinë të lëvizin - në përgjithësi - ‘mbi 6 ton drogë, marihuanë dhe hashash, vetëm në periudhën mes viteve 2019 dhe 2021’ mes Spanjës dhe Italisë, me destinacion kryesor Lombardinë.

Pothuajse gjysmë ton drogë dhe mbi një mijë cigareve elektronike me bazë kanabinoide u sekuestruan gjatë këtij hetimi.