200 mijë ushtarë rusë dhe ukrainas të vrarë në luftë/ SHBA nxjerr shifrat për herë të parë

SHBA publikon për herë të parë bilancin e rreth 10 muaj luftime mes Ukrainës dhe Rusisë. 

Konflikti i nisur mëngjesin e 24 shkurtit 2022, ka prodhuar mijëra viktima, shkatërrime dhe qindra mijëra të shpërngulur. 

Gjenerali amerikan Mark Milley, vlerëson se më shumë se 100 mijë trupa ruse dhe po aq ukrainase, kanë vdekur ose janë plagosur gjatë luftimeve. 

Milley bëri thirrje për ndaljen e luftimeve, tërheqjen e trupave ruse nga tërritori ukrainas dhe nisja e bisedimeve të paqes. 

Tërheqja ruse nga Kherson bën që të ketë një dritare mundësie për negociata mes dy vendeve, tha Milley. "Kur ka një mundësi për të negociuar, kur paqja mund të arrihet, shfrytëzojeni atë. Kapni momentin", tha Milley. 

Kherson - Tërheqje apo kurth rus
Gjenerali amerikan Mark Milley thotë se ushtria ruse është tërhequr nga qyteti strategjik i Kherson. Mirëpo, ndryshe nga ai mendon presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Qyteti kyç i Ukrainës ra në duart e rusëve që nga fillimi i luftimeve. Mykhailo Podolyak, një nga këshilltarët e Zelensky, hodhi dyshime nëse Rusia po largohet vërtetë nga rajoni. Kievi besoj se Rusia po përpiqet të tërheqë forcat e Ukrainës drejt konfliktit urban. Disa banorë në Kherson kanë parë ushtarët rusë duke hyrë në apartamente të boshatisura. 

Ofensiva ukrainase
Komentet e gjeneralit amerikan, Miller pasojnë një kundërofensivë të vazhdueshme ukrainase për të rimarë zonat përreth Kherson. Qyteti i ndërtimit të anijeve ndodhet rreth 340 milje nga Kievi përgjatë lumit Dnipro dhe njihet për aksesin e tij në Detin e Zi dhe Krime, ndërsa shërben gjithashtu si një portë për forcat ruse drejt zonës bregdetare të jugut të vendit. Ukraina i ka shtyrë forcat ruse në pjesën më të madhe të vendit, duke ccliruar më shumë se 75 vendbanime në rajon.

Rusët në Afganistan
Gjatë konfliktit 9-vjeçar midis Bashkimit Sovjetik dhe Afganistanit 1979-1989, sovjetikët patën rreth 14 500 viktima. Pushtimi sovjetik solli vdekjen e 1 milion civilë, përvecc 90 mijë luftëtarëve muxhadinë dhe 18 mijë trupave afgane.