Vizitoi tre herë Ukrainën, aktori i famshëm i bën dhuratën e veçantë Zelensky-t

Aktori i famshëm Sean Penn i ka dhënë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Oscar-in e tij, duke i thënë që ta kthejë atë në Malibu kur kombi i tij të dalë fitimtar nga lufta me Rusinë.

Aktori dhe regjisori i njohur ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në shkurt të vitit 2022. Madje 62-vjeçari ka udhëtuar në Kiev dy herë këtë vit, përpara udhëtimit të djeshëm.

“Kjo është për ty”, i tha aktori Zelenskyt, duke shtuar: “Është thjesht një budallallëk simbolik, por nëse e di që është këtu me ju, atëherë do të ndihem më mirë dhe më i fortë për luftën…”. 62-vjeçari i tha më pas se kur të fitonin, presidenti ukrainas do ta kthente atë në Malibu. “Do të ndihem shumë më mirë duke ditur se një pjesë e imja është këtu”, përfundoi regjisori i njohur.

Zelensky, i cili para hyrjes së tij në politikë ishte një aktor dhe komedian i njohur, e pranoi me mirënjohje statujën e Oscar-it, duke e përshkruar atë si një “nder të madh”.

Nga ana tjetër, Zelensky i dhuroi aktorit një Urdhër ukrainas të Meritës, për ta falënderuar atë “për mbështetjen e tij të sinqertë dhe kontributin e rëndësishëm në popullarizimin e Ukrainës në botë”.