VIDEO/ Lindita Nikolla zbaton urdhrin e Ramës, dënon Palokën e Leskajn - amniston kryeministrin

Deputetët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Bujar Leskaj patën një përballje të fortë me kryeministrin Edi Rama si kundërpërgjigje ndaj gjuhës skandaloze që ai përdori seancën plenare të së mërkurës në adresë të opozitës. Pas këtij debati me urdhër direkt të Edi Ramës, Kuvendi ka nisur procedurat për përjashtimin me 10 ditë të Palokës dhe Leskajt, por nga ana tjetër gjuha e përdorur nga shefi i mazhorancës është amnistuar duke bërë sikur asgjë s’ka ndodhur.

Syri Tv

Kjo ishte situata e paprecedentë e krijuar nga kryeministri Edi Rama në seancën plenare të së mërkurës, ku pas miratimit në mënyrë tinëzare të futjes me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për Portin e Durrësit, përdori një gjuhë jashtë etikës parlamentare.

2 deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj i kërkuan llogari i Edi Ramës për gjuhën e përdorur në një debat që u zhvillua jashë kamerave.

Kjo situatë solli ndërprejen e seancës për 5 minuta.

Nga kjo përballje duket qartë që kryeministri Rama shfaqet teje i frikësuar dhe të gjithë tensionin e tij ia ka shkarkuar Lindita Nikollës ndërsa e urdhëron të marrë masa ndaj Palokës dhe Leskajt.

Urdhrin e shefit të qeverisë, kryetarja e Kuvendit nuk e vendosi në mëdyshje, pasi këtë të enjte deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur mbledhjen e firmave për procedimin disiplinor të dy deputetëve dhe përjashtimin e tyre për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Për këtë situtatë ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka, i cili ka bërë me dije detaje nga ky episod.

"Meqë, siç e kanë zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij, sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, një histori me “të dehur” që lëshojnë fyerje pa doganë në Parlament, po sqaroj që:

-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozitës, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.

Kete pergjigje  do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben çdo dite.

Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet. Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret? Më 12 nëntor çdo shqiptar duhet t'i japë përgjigje këtij monstre!"

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama në një reagim në rrjetin social Twitter ka vijuar ofendimet ndaj deputetëve të opozitës.