Macron në takim së bashku me Osmanin dhe Kurtin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot pasdite pritet t’i takojë ndaras delegacionet, të Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në këtë takim, Kosova përfaqësohet nga presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, udhëtuan për në Francë, për të qenë pjesë e Forumit të Paqes në Paris krahas liderëve tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Kujtojmë që dje edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se po merr rrugë drejt Francës, për takime me Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun.

Ndërkohë takim për nesër me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, po ashtu është konfirmuar edhe për kryeministrin, Albin Kurti. /KlanKosova