VIDEO-SYRI TV/ Xhafaj: Shqiptarët po ikin, mos të mbyllim sytë. Braçe kritika për buxhetit të 2023

Dy socialistët Fatmir Xhafaj e Erion Braçe kanë shfaqur kritika të forta në adresë të projektbuxhetit 2023 i cili sipas tyre nuk i përgjigjet nevojave të vendit. Xhafaj tha se qeveria nuk duhet të mbyllë sytë përballë largimit masiv të shqiptarëve.

Nga ana tjetër Braçe tha se buxheti nuk i përgjigjet aspak nevojave që ka bujqësia në Shqipëri. Pavarësisht qëndrimeve të 2 socialistëve dhe opozitës Kuvendi miratoi në parim me 76 vota pro dhe 41 kundër buxhetin për vitin 2023.

Nga SYRI TV

Dy socialistë kanë dalë kundër buxhetit të vitit 2023. I pari që e mori fjalën në foltoren e Kuvendit ishte ish-ministri dhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili fillimisht shigjetoi kreun e qeverisë Edi Rama për gjuhën fyese të përdorur në seancën plenare të një dite më parë, dhe më pas duke përdorur një shprehje popullore apeloi që paratë të shkojnë për njerëzit në nevojë.

Si ish-ministër i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj kërkoi më shumë investime në këtë fushë.

Më pas radha i erdhi deputetit socialist Erion Braçe, që kritikat për buxhetin i pati kryesisht për fushën e Bujqësisë.

Në përfundim të seancave maratonë, vetëm me votat e Partisë Socialiste u miratua në parim buxheti dhe paketa fiskale për 2023, ku 76 vota ishin pro dhe 41 kundër.