Përndiqte ish-të dashurën, kapet 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale G.G, banues në Tiranë përndiqte në mënyrë të vazhdushem ish të dashurën.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-të dashurën e tij.