VIDEO-SYRI TV/ Meta, akuza Ramës: Porti i Durrësit në duart e kompanive-guackë!

Kryeministri Edi Rama, Portin e Durrësit, një ndër pronat strategjike të vendit po e lë në duart të kompanive off-shore të regjistruara në ishujt Virgine të Britanisë. Deklarata u bë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që akuzoi Ramën se përmes këtij projekti kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve. Meta ftoi qytetarët në protestë në 12 nëntor.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, akuzoi kryeministrin Edi Rama se Portin e Durrësit, një ndër pronat strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë, po ua jep  jepet kompanive offshore, të regjistruara në ishujt Virgine të Britanisë.

Sipas Metes, kreu i qeverisë përjashtoi nga gara kompanitë prestigjioze evropiane, duke e lënë këtë investim strategjik në duart e pronarëve, për të cilët nuk ka asnjë të dhënë për kapitalet e tyre.

Meta evidentoi se Edi Rama  me këtë projekt kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Kreu i Partisë së Lirisë, Buxhetin e vitit 2023 e cilësoi si buxhetin që do të mbulojë vjedhjet dhe korrupsionin e qeverisë, teksa shtoi se është e papranueshme ulja e buxhetit për shëndetësinë, arsimin dhe shtresat në nevojë.