Ka kërkuar 'dashurinë' në Për’puthen, por ishte e lidhur jashtë? Ja për kë bëhet fjalë

Ndër vite rregulli kryesor i Për’puthen duket se ka qenë pikërisht “thyerja e tyre”.

Emisioni i dashurisë është njohur gjithmonë për skandalet e tij, duke nisur nga ai i Teas dhe Andit që pushtoi gjithë Shqipërinë, e duke vazhduar me lidhje jashtë programit të konkurrentëve që supozoheshin të ishin aty për këtë arsyje, për të njohur partnerin/partneren e tyre.

Së fundmi ka qenë një ish-konkurrente e sezonit të kaluar të Për’puthen, e cila e ka vërtetuar me “gojën e saj”, atë që sapo përmendëm më sipër.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Antonia Gjoka i ka kthyer përgjigje një fansje që e pyet si po i shkon lidhja e saj.

“Ne tani bëjmë 10 vite së bashku ti thua lidhja. Perfekt gjithsesi,”-i është kthyer ndjekëses Antonia.

Epo, nuk do një llogaritje të madhe për ta kupuar që Gjoka ka hyrë në programin e dashurisë duke qenë në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerin e saj jashtë.