Zbulohet arma sekrete që qëndron pas kërcënimit bërthamor të Putinit

Ndërkohë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon që nga 24 shkurti, një pretendim i jashtëzoknshën vjen nga mediat britanike.

Roger Pardo- Maurer,  ish-asistent i Sekretarit të Mbrojtes së SHBA-së dhe pjestar i Forcave Speciale në SHBA, në një intervistë për Financial Times foli për deklaratat e armëve bërthamore që Rusia ka kohë që i sjell në rend të ditës.

Pardo-Maurer sugjeroi se një ‘sulm me dridhje elektromagnetike’ qëndronte pas kërcënimeve të presidentit rus Vladimir Putin.

Ai u shpreh se një sulm i tillë ndaj Ukrainës me këto sisteme, të gjitha sistemet e luftës informative të Kievit mund të dëmtohen.

Duke deklaruar se këto armë krijojnë një valë të fuqishme energjie dhe dëmtojnë sisteme elektrike me valë të shkurtër, Pardo-Maurer tha:

''Deri më tani kërcënimet e Rusisë kundër Ukrainës i referoheshin armëve bërthamore  konvencionale. Por ka një tjetër armë që Vladimir Putin po mendon ta përdorë, sulmi taktik me vibracion elektromagnetik, domethënë EMP. Një sulm i tillë prek kompjuterët, gjeneratorët, satelitët, radiot, marrësit e radarëvde dhe madje dhe semaforët.’

Pardo Maurer deklaroi se nëse Rusia përdor këtë armë, sistemet e infrastrukturës ushtarake dhe civile mund të dëmtohen.

Duke vënë në dukje se zyrtarët rusë bënë deklarata se si armë të tilla mund të përdoren në transmetim të drejtpërdrejtë dhe se sinjalizuan se këto armë mund të përdoren mbi Detin Baltik, zyrtari amerikan tha se armët taktike bërthamore do të kishin një efekt më të ulët dhe se armët bërthamore elektromagnetike do të shkaktonin dëme shumë më të mëdha.

Ndërsa thuhej se armë të tilla mund të përdoreshin me raketat hipersonike Zircon të Rysya-s, Pardo-Maurer u shpreh:

  "Këto nuk do të shkatërrojnë asnjë ndërtesë dhe nuk vrasin askënd. Por ato mund të çaktivizojnë përgjithmonë qarqet elektrike". 

Duke kujtuar se të gjitha sistemet e mbrojtjes, dronët dhe automjetet e ngjashme të dërguara në Ukrainë nga aleatët e NATO-s kanë sisteme elektrike, Pardo-Maurer tha se efektet elektromagnetike mund të bëjnë 90 për qind të satelitëve të papërdorshëm për 3 muaj,"