SYRI TV/ Protesta kombëtare në 12 Nëntor, PD Shkodër fton qytetarët: Shqipëria në rrezik, t'i dalim zot!

Partia Demokratike në Shkodër ka nisur shpërndarjen e ftesave për qytetarët që t’i bashkohen protestës kombëtare të 12 Nëntorit. Nën moton “Shqipëria në rrezik, protesto t`i dalim zot bashkë”, drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike janë shprehur se janë marrë të gjitha masat që qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Nga SYRI TV

Me sloganin "Shqipëria në rrezik, protesto t'i dalim zot bashkë", demokratët e Shkodrës janë organizuar duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës kombëtare të 12 Nëntorit.

Të shumta janë arsyet gjithashtu dhe situata që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Ramës këto 9 vite, është ndër më të rëndat sipas tyre.

Drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike thonë se janë marrë masat që çdo gjë të jetë në funksion të një reagimi qytetar.

Përveç organizimit të qytetarëve në mënyrë vullnetare, për ato familje që në pamundësi ekonomike nuk mund të udhëtojnë drejt kryeqytetit, selia blu do të mundësojë nisjen e organizuar në disa pika të qytetit.

Gazetar: F. Maka

Operator: E. Hajdari

Redaktor: J. Hoxhaj

Montazhier: O. Demo