Ekstradimi në Turqi/ Shtyhet sërish seanca për bosin e Thodex Faruk Ozer

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ekstradimin e Faruk Ozer i cili krijoi bursën e Thodex ku tregtoheshin kriptovalutat.

Bosi i kriptomonedhave i cili është i akuzuar për mashtrim në vendin e tij në vlerën e 2.7 miliard dollarë, e kundërshton ekstradimin në Turqi.

Mendohet se ky është shkaku që në çdo seancë avokatët gjejnë arsye për të kërkuar shtyrjen e procesit.

Këtë herë mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.

Avokati ka bërë dy kërkesa që nuk janë pranuar nga gjykata. Kjo ka qenë arsyeja që avokati ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.

Nëse kërkesa për përjashtim do të bëhet me shkrim brenda datës 14 nëntor, atëherë do të vendosë gjykata për përjasjtimin ose jo të Elis Dine si gjyqtar i çështjes.