VIDEO-SYRI TV/ 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, Rama: Çfarë do flamuri i NATO-s këtu?!

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë, në konferencën për 50 -vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. Rama u shpreh i bezdisur nga vendosja e flamurit të NATO-s në këtë aktivitet,  ndërsa bëri  batuta, duke e politizuar konferencën  e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. 

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në konferencën  jubilare me rastin e 50- vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit. Ndërsa mori  fjalën para përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave e studiuesve, Rama u shfaq i bezdisur nga prania e flamurit të NATO-s  në këtë  aktivitet, duke e cilësuar pa kuptim,  vendosjen e këtij  flamuri në një konferencë për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. 

E megjithëse u mundua, kryeministri përfundoi sërish duke e politizuar edhe këtë konferencë.

Kryeministri ngriti sërish shqetësimin se gjuha shqipe është e kërcënuar, ndërsa theksoi se bashkë me fjalorin po  punohet edhe për një enciklopedi të re.