Gigi nuk do ta pranojë publikisht romancën me DiCaprio-n dhe 'fajin' për këtë e ka Zayn Malik

Gigi Hadid po refuzon ta pranojë vetë publikisht lidhjen e saj me Leonardo DiCaprio pasi nuk dëshiron të lëndojë ish-in e saj, Zayn Malik.

Kështu ka thënë një burim i afërt me modelen për “Cosmopolitan”.

Ndonëse dyshja janë kapur disa herë shumë të afërt me njëri-tjetrin, kurrë nuk ka pasur një reagim nga palët e përfshira.

Epo tani u zbulua arsyeja pse! Ndonëse shumë mund ta shikojnë si një vendim që nuk bën sens, pasi si modelja dhe aktori kanë vazhduar jetën e tyre dhe është e rrugës që do të lidhen me dikë në të ardhmen.

Mirëpo Gigi dhe Zayn këtë e shikojnë si një respekt për njëri-tjetrin. Dyshja pas ndarjes kanë vendosur të bëjnë çmos që të mbajnë një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin dhe të jenë bashkë-prindër perfekt për vajzën e tyre, Khai-n.

Kujtojmë që në fillim të muajit shtator u përfol se Leo i kishte hedhur “sytë tek Gigi” që pas ndarjes nga Camila Morrone në fillim të verës.

Interesimi i Leonardo DiCaprio-s për Gigi Hadid erdhi vetëm disa javë pasi u konfirmua ndarja mes mes aktorit dhe modeles Camila Morrone pas katër vitesh lidhje.

Hadid, nga ana tjetër, më parë pati një marrëdhënie afatgjatë me Zayn Malik . Dyshja u ndanë pas disa vitesh lidhje në tetor 2021.