VIDEO/ Ferma e kanabisit në Berat, më shumë se 80 persona të ndaluar, disa gra ndihen keq gjatë shoqërimit

Zbulohet një fermë kanabisi në Berat.  Syri tv dhe Syri.net kanë mësuar se janë arrestuar më shumë se 80 persona burra e gra.

Personat e arrestuar, numri i saktë i të cileve nuk bëhet i ditur nga policia janë nga qytete të ndryshme të vendit.

Ferma e kanabisit u gjend ne fshatin Drenovicë në Kutalli në bashkinë Dimal.
Disa gra të shoqëruara në polici janë ndjerë keq dhe ka mberritur brenda ambjenteve te policisë ambulanca.

Pamjet: