Krahas fotos në Instagram ajo shtoi: “Lajm i mirë! Ende marr frymë. Është qesharake që njerëzit që më dhanë jetën, saktësisht 2 persona, janë ata që ma morën, por gjejeni çfarë! Unë jam gjallë dhe po marr frymë! E di që kam postuar shumë në Instagram, megjithatë është shumë argëtuese. Tani që po marr frymë, kam kohë, është kaq ndryshe! Dëgjoj për njerëz që duan të bëjnë filma për jetën time…nuk kam vdekur! Edhe pse është e qartë që më duan të vdekur. Mendoj se familja ime do të kyçë dyert tani! Gjithsesi, thjesht doja t’ju përshëndesja dhe të ndaja me ju këto dyer fantastike. Kam postuar shumë këtë javë…ndihem e turpëruar. E kuptoj…mirë pra, ditë të mbarë!”.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/10/auto_3052251668081929.jpg", "width": 900, "height": 500 } }

Shprehu dëshirën për të luajtur një film për të, Britney Spears reagon menjëherë ndaj aktores

Aktorja e njohur e serialit “Stranger Things”, Millie Bobby Brown ka thënë së fundmi në “The Drew Barrymore Show” se do të donte të luante rolin e Britney Spears në një film për këngëtaren.

Ajo shpjegoi se sheh disa ngjashmëri mes karrierës së saj dhe asaj të Spears, pasi të dyja filluan kur ishin vetëm 9-vjeçe.

“Unë dua të luaj një person real dhe mendoj për Britney Spears. Unë mendoj se historia e saj ngjason me timen. Thjesht duke u rritur, duke parë videot e saj, duke parë intervista të saj kur ishte më e re. Kur shikoj fotot e saj ndihem sikur mund ta tregoja historinë e saj në mënyrën e duhur”- u shpreh Millie.

Ndërkohë që nuk ka asnjë projekt për jetën e Spears aktualisht në zhvillim, kjo nuk e pengoi këngëtaren të reagonte në Instagram, duke lënë të kuptohet se nuk e ka pritur aspak mirë.

Britney nuk u shpreh fansa e madhe e kësaj interviste, pasi shkroi: “Dëgjoj për njerëz që do të bëjnë film për jetën time…nuk kam vdekur!!! Është shumë e qartë që më duan të vdekur”.

View this post on Instagram

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)