Dëmtime në tru dhe thyerje kockash, gjendja e 22-vjeçares nga Kenia

Detaje të reja kanë dalë nga dhunimi i 22-vjeçaren nga Kenia, e cila që prej 14 gushtit ndodhet e shtruar  në spitalin e Trumës në gjendje të rëndë.

Euronews Albania mëson se vajza ndodhet në gjendje të rëndë dhe është e nevojshme që të zhvillojë një ndërhyrje në tru, operacion ky që mund të zhvillohet vetëm jashtë vendit.

Mjekët bëjnë me dije se e reja ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru.

22-vjeçarja punonte në nga kazinotë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.

Kanë qenë shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.

Theksojmë se vajza ka qëndruar për disa orë në gjendje të rëndë në oborrin e një hoteli.