", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/10/auto_FhM0ld_aAAAlzm31668081279.jfif", "width": 900, "height": 451 } }

Gjermania, skuadra për Kupën e Botës: Tre debutues, Flick rikthen heroin e Brazil 2014

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick zbuloi këtë të enjte listën me 26 lojtarët e thirrur për Kupën e Botës në Katar, të planifikuar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Përsa i përket lojtarëve që nuk janë pjesë e listës, vihet re mungesa e Timo Werner dhe e fatkeqit të zakonshëm Marco Reus, të cilët janë lënë jashtë për shkak të dëmtimeve. Megjithatë mungesa e tyre nuk do të vihet re duke parë lojtarët që do të jenë prezent, në veçanti me koloninë e lojtarëve të Bayern Munichut, si Gnabry, Muller, Sane dhe Musiala. Po kështu, mesfusha ka referenca solide me Kimmich, Goretzka dhe Gundogan.

Niclas Fullkrug dhe Youssoufa Moukoko janë risitë në listën e teknikut gjerman. 29-vjeçari i Werderit, nuk ka veshur kurrë më parë fanellën e “Pancerave”, por 10 golat dhe dy asistet në këtë sezon në Bundesliga janë shpërblyer me një biletë në Kupën e Botës. Feston dhe Moukoko, 17-vjeçari i talentuar i Dortmundit.

Sulmuesi është pjesë e Gjermanisë U21 (5 ndeshje dhe 6 gola), me verdhezinjtë numëron 6 gola dhe po kaq asiste këtë sezon, dhe tani është gati të japë kontributin e tij në grumbullimin e parë me Kombëtaren e madhe.

Flick ka rikthyer në kombëtare edhe Mario Goetze, heroin e Brazil 2014. Fantazisti gjerman, i cili vendosi finalen e Botërorit të tetë viteve më parë ndaj Argjentinës, po bën shumë mirë me Eintrachtin e Frankfurtit. 30-vjeçari rikthehet pas pesë vitesh te kombëtarja gjermane.

Trajneri vendosi të marrë me vete në Botëror edhe Armel Bella-Kotchap. 20-vjeçari u transferua në verë nga Bochum te Southampton. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar performanca pozitive në sezonin e parë në Premier League.

Ai debutoi me Gjermaninë në barazimin 3-3 përballë Anglisë në “Wembley”, sfidë e vlefshme për Nations League, që u zhvillua më 26 nëntor. Katër herë kampionët e botës janë pjesë e grupit E bashkë me Spanjën, Kosta Rikën dhe Japoninë.