KAFE SHQETO/ Retorika bullizuese e Ramës në parlament, ekspertët: Komunikimi është ulur ndjeshëm

 Një debat i ndodhur ditën e djeshme në Kuvend mes kryeministit të vendit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike bëri bujë të madhe mediatike.

Në një deklaratë për mediat ky i fundit i është përgjigjur jashtë Kuvendit Kryeministrit Rama i cili gjyqin për “dosjen babale” dhe e quajti mes të tjerash “debel pasionat”.

Deputeti i PD shprehet se gjuha e përdorur nga Kryeministri Rama në seancën e djeshme parlamentare është e papranueshme.

E rëndësishme është të dijmë se çfarë shkaktojnë këto deklarata tallëse në opinionin e publikut dhe si përceptohen ato?

I ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” ishte Erlis Çela petagog i ‘Shkencave të Komunikimit’ njëkohësisht edhe gazetar i njohur i cili ka komentuar retorikën bullizuese të mazhorancës në parlament.

“Nuk mund të flasësh për etikë në një debat të tillë pasi fjalët e përdorura nuk janë të denja as për një fjalor rrugë e jo më të përdoren nga vetë kryeministri i vendit. Dukej dukshëm se kryeministri ‘fshihte’ një siklet të madh sepse është e qartë në momente të tilla. Po t’ju bëjmë një analizë të gjitha debateve të tilla do të shikojmë që sërish ka një nervozizëm të ngjashëm. Por përtej kësaj, kjo është bërë më se e zakonshme dhe shpesh diskutohet për gjuhën e përdorur të kryeministrit Rama në seancat plenare, madje edhe për disa politikanë të tjerë që përpiqen ta imitojnë atë c’ka e kanë ulur ndjeshëm mënyrën e komunikimit në publik. Kryeministri e njeh veten si ‘mbret’, por ajo që më shqetëson mua është standarti i dyfishtë i kryetares së Parlamentit e cila në një debat të opozitës zonja Nikolla është e gatshme të mbyllë mikrofonin ose të marrë masa disiplinore, por në këtë rast nuk bëri asgjë’-tregoi zoti Çela.

Pjesë e studios, përmes një lidhje ‘Skype’ u bë  edhe zoti Çipa i cili dha opinionin e tij idhur me këtë ngjarje, aspak etike për opinionin pubik. Ai u shpreh se gjuha e përdorur nga zoti Rama tashmë mbart vetëm vlera stilistike, dhe jo kumtuese dhe ky fakt përbën diferencën.

“Ka momente kur gjuha e tij kalon edhe në bullizim. Kjo gjuhë sigmatizuese është e shpeshtë në parlamentin tonë, brenda këtij tranzicioni që kufizon kushtet ligjëruese në një gjuhë ku vlerë ka vetëm në efektin stilist por jo atë kumtes. Në kushtet e një shoqërie të tillë kjo duhet të bëjë diferencën dhe nëse kjo do të ndodhte nuk do të kishim një politikë të tillë, por diçka më të ndërgjegjshme. Kjo situatë përbën një problem shumë serioz. Ato që dikur  ne i quanim përballje tranzicionale mes dy palëve sot i shohim të munguara, por kjo mund të jetë e lidhur më një taktikë të lidhur mes palëve dhe kjo është mjaft shqetësuese. Po flas për praktikë të modelimit të modeleve praktike, ku një gjë e tillë evidenton debate që mund të flasësh për problem të rëndësishme. Ky rast  për të cilin ne po komentojmë mund të jetë mjaft shqetësues, por njëherazi tregon edhe ‘qëndrimin’ që mazhoranca po mbart ndaj opozitës që në këtë rast është Partia Demokratike".

Pjesë nga debati: